Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, me rastin e Ditës së Forcës, ka marrë letër urimi nga komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Michele RISI.
I nderuar Gjeneral Rama,
Shfrytëzoj rastin që zyrtarisht të ju uroj juve, grave dhe burrave të Forcës së Sigurisë të Kosovës festën e Ditës së Forcës.
Ky moment i rëndësishëm shënon një përvjetor të veçantë të vazhdimësisë së FSK-së në kontribut dhënien e përgjithshme për sigurinë e Kosovës.
Përkushtimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtrimet e KFOR-it, siç është ajo “Shpata e Argjendtë” dhe ekspertizat që ndërlidhen me reagim ndaj emergjencave, pastaj operacionet e kërkim-shpëtimit dhe largimin e mjeteve të pashpërthyera, mbesin veprime të pa çmuara sa duhet në afrimin e një ambienti të sigurt.
Për më tepër, shembulli i paraqitjes së FSK-së, në ushtrimin “Cambrian Patrol” në vitin 2019 në Mbretërinë e Bashkuar “është një zë shtesë” i rritjes së kapaciteteve të FSK-së, si dhe dëshmi për udhëheqjen tuaj.
Mezi pres të bashkëpunoj me ju, me të filluar vizitat si Komandant i KFOR-it.
Ju dëshiroj fat dhe gjitha të mirat në ofrimin e mbështetjes për zhvillimin dhe sigurinë në Kosovë.
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...
Vetaksident në Prishtinë, një person i lënduar