Përmirësim i relacioneve bilaterale që kalojnë përmes Marrëveshjes së Prespës, por edhe përpjekje për mbulim për të gjitha vonesat që ekzistojnë për zbatimin e kësaj marrëveshje.
Dy vendet kanë të ardhme të përbashkët.
Kështu është vlerësimi i marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Greqisë e që dolën nga vizita e parë zyrtare e ministrit të Punëve të Jashme të Greqisë, Nikos Dendias në Shkup me kolegun e tij, Nikolla Dimitrov.
Në konferencën e përbashkët, Nikolla Dimitrov tha se Maqedonia e Veriut ka përkrahjen e fuqishme dhe të plotë nga Greqia në hapjen e negociatave me BE-në dhe se Athina përpiqet për zbatim të plotë të Marrëveshjes së Prespës dhe përforcim të bashkëpunimit bilateral.
“Jam i lumtur për vizitën e parë në Maqedoni të Veriut, që së shpejti do të bëhet partnere e Greqisë në NATO dhe kandidat i BE-së. Jam i sigurt se së shpejti do t’i nisni bisedimet. Keni përkrahjen e plotë nga Greqia. Nisja e bisedimeve do të jetë hap i rëndësishëm edhe për Greqinë. E kuptojmë dëshpërimin e anulimit, por duhet të shihet përpara. E rëndësishme është që të zbatohen vlerat evropiane kurse ne ofrojmë bashkëpunim të plotë”, tha Dendias, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri Dimitrov theksoi se Maqedonia e Veriut pret mbështetjen greke në rrugën drejt BE-së.
“Greqia është partneri ynë strategjik, fqinj dhe shtet mik. Marrëveshja e Prespës hapi potencial të madh për bashkëpunim e që duhet të shfrytëzohet”, tha Dimitrov.
Në pyetje të gazetarëve nëse mund të kontestohet Marrëveshja e Prespës në të dyja vendet, Dendias tha se qëndrimi aktual i Qeverisë greke është se kjo tashmë është çështje e kryer dhe duhet në mënyrë të plotë të zbatohet.
“Me vizitën time të sotme me Dimitrovin e thelluam dhe e zgjeruam bashkëpunimin. Dy vendet kanë interes të përbashkët. Kemi të ardhme të përbashkët”, tha Dendias duke vlerësuar si pozitive vizitën e tij.
Edhe Dimitrov tha se Marrëveshja e Prespës tashmë është pjesë e sistemit juridik dhe se duhet të respektohet.
“Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës vazhdon edhe pse kemi zgjedhje të parakohshme kuvendare. A ka opozita të njëjtin qëndrim është pyetje ër opozitën, e rëndësishme është të dihet se marrëveshja është pjesë e sistemit juridik dhe vlen rregulla ‘pacta sunt servanda’, marrëveshjet duhet të respektohet”, tha Dimitrov.
Dendias, i cili ishte për vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut, kishte takime edhe me kryetarin Stevo Pendarovski dhe me kryeministrin, Zoran Zaev.
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, flas...
Aksioni i Antidrogës në Suharekë: Tre të arrestuar, konfisko...
Benita e ashpër me Albën: Je shembulli më i keq për vajzat e...
Kërkohet rritja e tarifave të rrymës, ZRRE thotë se do të ap...
“Dallaveret” me vota në Prizren, ndalohen për 48 orë pesë të...
Rama: Nga Biblioteka Kombëtare te Pallati i Sportit, projekt...