Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri ka lënë të vdekur edhe dy persona nga Kosova.
Shemsedin Abazi dhe Isa Abazi janë dy vëllezërit nga Gjilani që kanë humbur jetën në Durrës si pasojë e tërmetit tronditës me magnitudë 6.3 në orët e para të mëngjesit të sotëm (e martë), shkruan portali arbresh.info.
Pas këtij rasti tragjik ka reaguar edhe klubi i SC Gjilanit duke shprehur ngushëllimet familjes së viktimave.
Telegram ngushëllimi nga Gjilani:
E nderuara familja Abazi, me dëshpërim të thellë morëm lajmin për vdekjen e dy vëllezërve Shemsedin dhe Isa Abazi nga Gjilani, në tragjedinë e ndodhur në mëngjesin e sotëm në Shqipëri.
SC Gjilani shpreh ngushëllimet më të sinqerta karshi juve familjarëve dhe miqve të vëllezërve.
Në këto momente të vështira, ne gjindemi pranë jush që ta përballoni më lehtë dhimbjen e humbjes së familjarëve dhe shokëve tuaj.
SC Gjilani
Gjilan, 26 Nëntor
Portali arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim në lidhje me këtë ngjarje tronditëse në Shqipëri./arbresh.info/
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...