Edhe Komuna e Lipjanit e udhëhequr nga Imri Ahmeti ka marrë vendim për anulim të të gjitha aktiviteteteve të parapara për 28 nëntor, pas tragjedisë që ndodhi në Shqipëri.

Në një komunikatë për media, shkruhet se Komuna e Lipjanit anulon aktivitetet festive në shenjë solidariteti me viktimat e tërmetit dhe familjet e tyre në Shqipëri
“Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti në shenjë solidariteti me viktimat e tërmetit në Shqipëri dhe familjet e tyre, ka anuluar të gjitha aktivitetet festive të parapara të mbahen në kuadër të shënimit të 28 nëntorit.
“E bashkëndjejmë dhembjen me qytetarët shqiptarë që humbën jetën nga pasojat e termetit. Me këtë rast shprehim ngushllime familjeve me kurajon e perballimit të kësaj humbje, e të kesaj situate. Në keto rrethana në emër të Komunës së Lipjanit, dhe në emër të të gjithë qytetarëve lipjanas shprehim ngushllime gjithë familjeve që humben më të dashurit e tyre”, tha Kryetari Imri Ahmeti”, bëhet e ditur në njoftim.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...