Me rastin e shënimit të 25 nëntorit – Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, Agjencia për Barazi Gjinore, ka vazhduar fushatën e 16 ditëve të aktivizmit me ndriçimin e ndërtesës së Qeverisë, Zyrës së Kryeministrit me simbolin e kordeles së bardhë dhe ngjyrën portokalli.
Fushata e 16 Ditëve të Aktivizmit është fushatë botërore që organizohet çdo vit. Fushata fillon me 25 Nëntor, është e njohur si Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas dhe përfundon më 10 dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut.
Çdo vit përmes fushatës bëhen thirrje për veprime globale për të rritur ndërgjegjësimin në mbarë botën për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave. Simboli i fushatës është kordelja e bardhë, ndërsa ngjyra zyrtare e fushatës është portokallia qe simbolizon një të ardhme të ndritshme dhe një botë të lirë pa dhunë ndaj grave .
Ndërtesa e Qeverisë do të qëndrojë e ndriçuar prej orës 17:00 deri në orën 24:00.
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira