Samuel Nikaj edhe zyrtarisht nuk do të jetë më trajner i Lirisë.
Skuadra nga qyteti i Prizrenit ka njoftuar se me një takim mes bordit të klubit dhe trajnerit, janë pajtuar që t’i ndajnë rrugët.
Liria në sezonin e kaluar ishte në Superligë, por shkaku i rezultateve të dobëta ra në Ligën e Parë, transmeton arbresh.info
“Bordi i KF Liria, sot në takimin e jashtëzakonshëm shqyrtoi kërkesën për dorëheqje të trajnerit të klubit Samuel Nikaj. Pas diskutimeve konstruktive, bordi i kryesisë së klubit ishte njëzëri i pajtimit për ta pranuar kërkesën e tij për dorëheqje, gjithmonë në akordancë me marrëveshjen paraprake mes palëve”, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.
“Bordi i KF Liria e falënderon trajnerin Samuel Nikaj për punën e gjertanishme dhe i dëshiron atij shumë suksese në të ardhmen në karrierë”.
Nikaj mori drejtimin e skuadrës për më shumë se katër muaj, por sot (25 nëntor) ka vendosur t’i ndajë rrugët.
Liria aktualisht është në vendin e tretë në Ligën e Parë me 25 pikë të grumbulluara, një më pak se Arbëria që është lider. /arbresh.info/
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...