Për 24 orë, Prokuroria e Shtetit ndalon katër persona

15:49 | 25 Nëntor 2019
M. A.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar katër (4) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar dy (2) persona për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”, dhe një (1) person për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
Prokuroritë Aktakuzat – personat Ndalimet Paraburgimet kërkesat-personat Bastisjet Sekuestrimet
Prokuroria Speciale / / / / /
Prishtinë / / 2 – 2 / /
Prizren / 2 1 – 1 / /
Pejë / / / / /
Gjilan / / / / /
Gjakovë / / / / /
Mitrovicë / 2 1 – 1 / /
Ferizaj / / 1 – 1 / /
Totali / 4 5 – 5 / /

1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
/////////////

2. Prokuroria Themelore Prishtinë:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Shantazhi”.

3. Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale.
Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor“
Një person është ndaluar për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar“.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) të pandehurit, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor“.

4. Prokuroria Themelore Pejë:
//////////

5. Prokuroria Themelore Gjilan:

///////////

6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:
//////////

7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe një (1) person për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”.

8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor” .

Shpërndaje në rrjete sociale