Robert Berisha ishte një nga të ftuarit e Luana Vjollcës në këtë të shtunë të “Shiko Kush LUAN” . Sigurisht që do të pyetej edhe për ish bashkëshorten e tij Nora Istrefin dhe Roberti nuk i kurseu fjalët për të.
Në lojën me martesa ku duhej të zgjidhte mes vajzave të njohura të showbizit, sapo doli fotoja e Norës ai tha: “Kam kaluar 14 vite të bukura me Norën dhe do martohesha prapë me të nëse do e dija që do kaloja 14 vite të tjera të lumtura”.

Në “Ndaje ose Haje” në Shiko kush Luan, Roberti u pyet: “Thuhet se kënga në festivalin e fundvitit është dedikim i hapur për Norën?
“Fajtore për këngën është Fifi…Unë me Norën sot kam një marrëdhënie të mirë dhe uroj që të gjitha çiftet që ndahen e sidomos kur ka fëmijë në mes ta kenë të tillë si marrëdhënia jonë…” – përfundoi ai duke na zbuluar kështu edhe detajin interesant se kënga e Robertit është shkruar nga Fifi./tch/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...