Te panairi i makinave që po mbahet në Los Anxhelos, Mercedes Benz ka paraqitur Mercedes-Maybah GLS 600, një model i ri në versionin e një SUV-i luksoz.
Mercedes thotë se makina kombinon dizenjon dhe bazën teknike të GLS-së, me luksin e makinës së famshme “Maybach”.
Për t’i shtuar fuqinë motorit, Mercedes ka vendosur një EQ Boost elektrik prej 48 voltësh te motori V8 4.0 litra, duke iu afruar kështu gjithnjë e më shumë elektrifikimit dhe hibridizimit.
Makina SUV është e mbushur me luks, që nga veshja e brendshme, e izoluar nga zhurmat, e deri te tryezat me frigoriferë dhe disqet e prodhuar enkas për Maybach./tch/

Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten