Gjermania përgatitet të jetë mikpritëse e bisedimeve për Qipron

10:03 | 23 Nëntor 2019
Arbresh.info

Gjermania po përgatitet të jetë mikpritëse e një takimi të sponsorizuar nga Kombet e Bashkuara (OKB) midis krerëve turq dhe grek qipriotë javën e ardhshme, tha zëvendës-zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë shtypi në Berlin, zëvendës-zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Christofer Burger, tha se Gjermania do të jetë mikrpitëse e takimit joformal të së hënës në Berlin me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

“Ne përkrahim rifillimin e negociatave të udhëhequra nga OKB në mosmarrëveshjen e Qipros”, tha ai, duke shtuar se Gjermania do të sigurojë mbështetje logjistike për takimin trepalësh, por nuk do të marrë pjesë në bisedime.

Takimi midis Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Guterres, presidentit të Republikës Turke të Qipros Veriore, Mustafa Akıncı, dhe liderit qipriot grek Nicos Anastasiades vjen në vazhdën e tensioneve të rritura në Mesdheun Lindor gjatë muajve të fundit.

Problemi i Qipros mbetet i pazgjidhur për dekada, megjithë përpjekjet e vazhdueshme të OKB-së për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme midis turqve dhe grekëve qipriotë.

Qiproja turke kundërshton pretendimin e administratës qipriote Greke për të qenë qeveria e vetme legjitime e tërë Qipros, ndërsa qipriotët grekë kundërshtojnë njohjen e barazisë politike të Qipros turke.

Ishulli është ndarë në një qeveri qipriote turke në veri dhe administratën qipriote greke në jug pas një puçi ushtarak të vitit 1974 që vazhdoi me aneksimin e Qipros nga Greqia.

Ndërhyrja e Turqisë si një garantuese e pushtetit në vitin 1974 kishte ndaluar vitet e persekutimit dhe dhunës kundër turqve qipriotë nga qipriotët ultra-nacionalistë grekë.

Në vitin 1983, u themelua Republika Turke e Qipros Veriore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme