Kryeministri në largim i vendit, Ramush Haradinaj, ka folur rreth vendimit të tij për të mos u bërë pjesë e Kuvendit të ri të Kosovës, ndonëse ka kandiduar për deputet dhe i ka siguruar votat e mjaftueshme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.
Haradinaj, i cili udhëheq Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se partisë nuk do t’i mungojë përkrahja e tij, përkundër mospërfshirjes së tij në grupin parlamentar të AAK’së.
“Jam i vetëdijshëm që Kosovën e presin shumë sfida, dhe sfida jo të lehta. Kemi deputetë që kanë shërbyer disa mandate, dhe deputetë të rinj…”, ka deklaruar Haradinaj në RTV21, të premten.
“Unë do të mbetem në përkrahje të grupit parlamentar, të rolit të Aleancës në parlament”, është shprehur ai.
Haradinaj ka thënë se ka vendosur të mos bëhet deputet, që të jetë më i lirë në ushtrimin e postit të kryetarit të AAK’së.
“Kam obligime ndaj partisë, sepse s’kam mundur t’i përkushtohem gjatë kohës sa kam qenë në qeverisje”, ka deklaruar Haradinaj.
“Dëshiroj t’i kthehem punëve të partisë”, është shprehur ai.
Vit i jashtëzakonshëm për Dion Gallapenin, vlera e tij në tr...
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...