Cristiano Ronaldo ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Instagram duke konfirmuar pretendimet e Maurizio Sarrit se nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Juventusit për ndeshjen këtë vikend si pasojë e lëndimit.
Ai ka postuar një foto të tij me fanellën e stërvitjeve te Juventusi duke shkruar:
“I fokusuar në rikuperimin tim për tu kthyer sa më shpejtë që është e mundur”
Sarri, përcjell portali arbresh.info, para ndeshjes në Serie A kundër Atalantas ka shpjeguar:
“Nuk ka nevojë për sqarime rreth Cristiano Ronaldos. Disa lojtarë duhet të lihen jashtë për të pushuar”
“Problemi është që të martën na ka thënë neve se nuk ndihet ende mirë. Qëllimi jonë është të kemi atë para Ligës së Kampionëve. Jam 99 për qind i sigurt se nuk do të jetë nesër”
E gjithë kjo polemikë rreth mungesës së Ronaldos vjen pas përplasjes së tyre në fillim të këtij muaji kur ishte zëvendësuar në ndeshjen derbi kundër AC Milanit./arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...