Presidenti amerikan, Donald Trump akuzoi sot Teheranin se po përpiqej, duke shkëputur aksesin në internet, t’u fshehë iranianëve dhe botës tragjedinë që po ndodh në këtë vend të prekur nga një lëvizje protestash.
Në Teheran, Gardianët e Revolucionit kanë përshëndetur veprimin “e shpejtë” të forcave të armatosura kundër “rebelëve”. Pas disa ditësh protestash që filluan pas njoftimit të papritur për një rritje të ndjeshme të çmimit të benzinës, shteti konfirmoi dje se kishte dalë fitimtar nga një “komplot” i organizuar jashtë vendit.

Deri tani autoritetet kanë konfirmuar vdekjen e pesë personave, katër përfaqësues të sigurisë dhe një civil, por OKB theksoi se ekzistonte frika se represioni kishte shkaktuar dhjetëra të vdekur.
“Irani është bërë aq i paqëndrueshëm sa regjimi ka mbyllur të gjithë sistemin e internetit në mënyrë që populli i madh iranian të mos mund të flasë për dhunën e madhe që po ndodh në vend”, deklaroi në Twitter presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka vendosur sanksione të ashpra kundër Republikës Islamike./atsh/
Daku rikthehet nga lëndimi, luan në fitoren e Rubin Kazanit
Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun
Skandali me njehsorët elektrik, Azemi nesër dorëzon në Polic...
Napoli fiton derbin me Milanin dhe ngritët në pozitën e dytë
The Guardian: Nga Kosova në hero të Mallorcas – lotët e Muri...
Hetemi: Dokumentimi i krimeve të luftës kërkon verifikim e q...