Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Turqia është një vend shumë i rëndësishëm për aleancën, duke shtuar se për ta kuptuar këtë, mjafton të shikohet harta dhe të analizohet pozita e saj gjeostrategjike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një prononcim për gazetën Le Figaro, Stoltenberg tha aleatët e kanë kritikuar operacionin e Turqisë “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë, por asnjëri nuk e ka vënë në pikëpyetje vendin e saj në NATO.
“Turqia iu bashkangjit luftës kundër DEASH-it duke lejuar që aleatët të përdorin bazat e saj. Turqia është vendi i vetëm brenda NATO-s që kufizohet me Sirinë dhe Irakun. Ajo strehon 3,6 milionë refugjatë”, tha Stoltenberg.
“Turqia është vend shumë i rëndësishëm për NATO-n. Për ta kuptuar këtë, mjafton të shikohet harta dhe të analizohet pozita gjeostrategjike e Turqisë. Megjithatë, kjo nuk na pengon që të flasim për dallimet”, deklaroi shefi i NATO-s.
Stoltenberg po ashtu tha se Norvegjia, Islanda, Turqia, SHBA, Kanadaja dhe Britania luajnë rol të rëndësishëm për sigurinë e Evropës.
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...