Prizren, theret me thikë një person

10:15 | 21 Nëntor 2019
M. A.

Një person është therur me thikë dje në Prizren raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që dyshohet se është therur me thikë nga një person i dyshuar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa njësia përkatëse është duke e hetuar rastin.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që dyshohet se është i therur me mjet të mprehtë (thikë) nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Viktima ka vazhduar tretmanin mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Njësia përkatëse policore është duke e hetuar rastin”, shkruhet në njoftim të policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale