Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, kritikoi presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, për pretendimin e tij në lidhje me përmbajtjen e takimit të tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu dhe Sassoli u takuan në Bruksel, ku sot u mbajt Takimi i Ministrave të Jashtëm të NATO-s.
Pas takimit, Sassoli postoi në Twitter se ka shprehur shqetësime për operacionin ushtarak turk në veri të Sirisë.
Çavuşoğlu iu përgjigj postimit duke thënë se kjo çështje nuk është diskutuar në takim.
“Ky është një shembull tjetër i josinqeritetit dhe hipokrizisë së BE-së. Presidenti i Parlamentit Evropian ndau tema që nuk m’u thanë në fytyrë. I tronditur që personi që përfaqëson popujt evropianë shtrembëron përmbajtjen e takimit”, tha kryediplomati turk.
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit