Shërbimin Korrektues i Kosovës ka filluar zbatimin e Udhëzimit Administrativ në Qendrën Korrektuese të tipit të hapur të Smrekonicës për punën e të burgosurve jashtë institucionit korrektues, me ç’rast shtatë të dënuar kanë filluar punën jashtë këtij institucioni.
Puna e të burgosurve është një aktivitet i nevojshëm drejt risocializimit të suksesshëm dhe përgatitjes së tyre për t’u rikthyer në shoqëri si individ të përgjegjshëm dhe të dobishëm për shoqërinë.
SHKK është duke e realizuar misionin e saj ligjor për parandalimin e përsëritjes së krimit në të ardhmen, duke synuar një shoqëri ku sundon ligji, thuhet në komunikatë.
Tutje SHKK ka bërë thirrje që shoqëria e gjerë që t’i pranojë të burgosurit e punësuar në komunitet si pjesë të jetës dhe punës në mjedisin e saj, si dhe të ndihmojë SHKK-në në misionin e saj të risocializimit dhe riintegrimit të të burgosurve në shoqëri në Republikën e Kosovës./arbresh.info/
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s