Shkarkimi i Mauricio Pochettinos nga detyra thuhet se i ka kushtuar shtrenjtë Tottenham Hotspur.
Klubi londinez shkarkoi argjentinasin nga roli i trajnerit gjatë ditës së martë.
Nuk vonoi shumë dhe sot (e mërkurë) Spurs emëruan Jose Mourinhon si trajner i ri.
Megjithatë, shkarkimi i Pochettinos nuk ka qenë i lehtë për Spurs pasi ka pasur kosto të madhe financiare.
Sipas mediumit britanik The Mirror, Pochettino dhe stafi i tij stërvitës kanë marrë një pagesë totale prej rreth 20 milionë funte apo 23.5 milionë euro nga Tottenhami.
Të gjithëve iu dhanë kontrata të reja pesë-vjeçare në maj të vitit 2018, dhe raportohet se Pochettino refuzoi të hiqte dorë pa pagesë, pas më shumë se pesë vjet në krye.
Një kosto të njëjtë sikurse kjo e Pochettinos, i kishte kushtuar edhe Manchester Unitedit, kur vendosi shkarkimin e Mourinhos në fillim të këtij viti. /Telegrafi
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para
Konfirmohet rasti i parë i lisë së deleve/dhive në Kosovë