Me statutin aktual të Lëvizjes Vetëvendosje, nëse kreu i VV’së bëhet kryeministër shteti, duhet ta lirojë pozitën e kreut të partisë.
LVV’ja ka nisur procedurat për ndryshimin e statutit, e me ndryshimet e reja Albin Kurti mund të mbaj dy pozita, atë të kryeministrit të shtetit dhe kreut të VV’së.
Albin Kurti doli politikani më i votuar në zgjedhjet e gjashtë tetorit.
Rrjedhimisht ai pritet që të bëhet edhe kryeministër i Kosovës.
Por, në momentin që do ta merr këtë pozitë atij do t’i duhet ta lë postin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo pasi që statuti aktual i partisë që ai drejton këtë çështje e ka të rregulluar në kësi forme.
Por kjo duket se do të ndryshoj.
Madje Lëvizja Vetëvendosje, ka nisur të punoj intenzivisht që të ndryshoj këtë pikë të statutit.
Kryesia e partisë që drejton Kurti, thonë se nuk paraqet tashmë asnjë problem që kryetari i tyre të jetë edhe shef partie por edhe në krye të Qeverisë.
Por një ndryshim të tillë nuk e shohin shumë të shëndetshëm për VV, njohësit e situatës politike në vend.
Madje po konsiderojnë që do të ndikonte në imazhin e VV’së.
Sipas Demhasaj, kjo do t’i jepte të drejtë ndarjes së VV dhe PSD-së.
Në fund të vitit 2017 brenda Lëvizjes Vetëvendosje kishin filluar përçarjet.
Pozita e kryetarit ishte ajo që kishte krijuar pakënaqësi tek grupi që u ndanë e që tashmë i përkasin PSD’së.
Ata nuk pranuan edhe një kandidim të Albin Kurtit për kryetar të Vetëvendosjes./T7
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...