Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka vazhduar me akuza ndaj Isa Mustafës, për drejtimin që ky i fundit i ka bërë LDK-së.
Sejdiu, në RTV Dukagjini, ka thënë se ai nuk ka qenë i dëshirueshëm as nga ndërkombëtarët që të jetë në krye të LDK-së për shkak të pozicionit të tij kundër disa lëshimeve ndaj Serbisë.
Ai thotë se ia kanë thënë edhe në zyre se është quajtur si “Mister No” nga ndërkombëtarët.
“Më është bërë e ditur nga një zyre se kanë problem me Presidentin Sejdiu dhe dikush më kishte quajtur ‘Mister No’ për këto probleme”.
Ish-presidenti i Kosovës duke komentuar situatën pas zgjedhore në Kosovë, ka thënë se Isa Mustafa do t’i konvenonte edhe PDK-së po të bëhet president.
“Është pjesë e interesit të partive tjera politike… Absolutisht edhe interes i PDK-së. Është thënë e stërthënë nga njerëzit”, tha ndër të tjera Fatmir Sejdiu.
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...
Vitia: Gjendja e 5-vjeçarit nga Lipjani është stabilem, ka n...
Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Ministri Hoti: Ndërhyrja në ra...
Vitia premton: Qytetarët e Ferizajt brenda 30 muajsh bëhen m...
Vërshimet shkaktojnë mbi 5 milionë euro dëme, kërkohet reagi...