Maqedonia e Veriut nuk e ka kërkuar nga Bashkimi Evropian ndihmë financiare për ndërtimin e kampeve të emigrantëve dhe refugjatëve, tha sot Komisioneri i BE-së për Punë të Brendshme, Dimitris Avramopoulos, në Forumin Ministror BE-Ballkan Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme.
Ndër temat kryesore për të cilën zyrtarisht kanë folur përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesit e Komisionit Evropian ishte politika e migracionit, sigurisë së kufijve dhe bashkëpunimit në këtë plan.
“Para se gjithash kjo është përgjegjësi e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Nëse Qeveria ka nevojë për ndihmë financiare, do të sigurojë, jemi këtu të ndihmojmë me ekspertët tonë që t’i sigurojmë Qeverisë ndihmën e duhur. Në mes tjerash nuk është dorëzuar ndonjë kërkesë e tillë, por nëse ndodh ne jemi këtu që të sigurojmë ndihmë”, tha Avramopoulos.
Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski tha se vendi ka tre qendra transitit, dhe për momentin nuk ka problem me fluksin e emigrantëve./Telegrafi/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...