Myftiu Tërnava takohet me mbretin e Arabisë Saudite

13:33 | 19 Nëntor 2019
M. A.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim Tërnava, është pritur në një takim nga mbreti i Arabisë Saudite Salman bin Abdulaziz Al Saud.

Mbreti saudit i dëshiroj mirëseardhje delegacionit nga Kosova.

Ai theksoi përkushtimin e Arabisë Saudite për të ofruar mirëqenie për të gjithë popujt e botës.

“Falënderoi Myftiun Tërnava dhe popullin e Kosovës për qëndrimet pozitive dhe përkrahëse ndaj Arabisë Saudite, duke theksuar se në Arabinë Saudite gjenden dy vendet e shenjta dhe gjithashtu Kibla (drejtimi nga falen) e myslimanëve, andaj “është nder dhe obligim yni të kujdesemi për të gjithë myslimanët në botë”,- theksoi ai.

Salman bin Abdulaziz Al Saud tregoi përkushtimin e tij personal dhe të qeverisë së tij për të punuar për përhapjen e tolerancës dhe për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, duke shtuar nevojën e rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ndërkaq myftiu Tërnava e falënderoi Arabinë Saudite për mbështetjen e ofruar për Kosovën në kohërat më të vështira të sa.

“Falënderoi Mbretin e Arabisë Saudite për mikpritjen dhe për rastin për t’u takuar, duke theksuar se populli i Kosovës e falënderon Arabinë Saudite për përkrahjen e ofruar Kosovës në fusha të ndryshme në kohët më të vështira. Gjithashtu falënderoi Mbretin Saudit për mbështetjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare”- tha Tërnava./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale