Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) deri në orën 16:00 janë rinumëruar 639 vendvotime.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka sqaruar se përfundimi i këtij procesi varte nga dinamika e punës në QNR.
Ndonëse nuk jep afat se kur mund të dihen saktë rezultatet e zgjedhjeve, ai thotë se procesi i rinumërimit mund të përfundojë të hënën tjetër.
“Ne nuk mund ta themi me saktësi se kur përfundon procesi i rinumërimit të pjesës së mbetur të vendvotimeve, sepse kjo varet krejtësisht nga dinamika e punës në QNR, por edhe se sa ka qenë pjesëmarrja e votuesve në këto vendvotime”.
“Nëse shohim dinamikën e rinumërimit gjatë këtyre 5-6 ditëve, e cila është rreth 130 vendvotime brenda dy ndërrimeve, atëherë besojmë se deri të hënën tjetër mund të përmbyllim ky rinumërim”.
Numri i vendvotimeve që duhet të rinumërohen është rreth 1 410, ndonëse fillimisht në vendim të PZAP-it ishte shkruar së bëhet fjalë për 1 472 vendvotime.
Por, KQZ-ja pasi ka rishikuar listën e paraqitur në vendim ka vërejtur se 38 vendvotime ishin shënuar nga dy herë, 18 të tjera ishin rinumëruar më parë dhe 7 të tjera nuk përputhen me listën e vendvotimeve./arbresh.info/
Zhegrova feston 27-vjetorin në finalen historike ndaj Turqis...
Tronditëse në Itali/ Ishte vrarë nga ish-partneri i saj, per...
Tentuan të hyjnë në Britani të fshehur në kamion, arrestohen...
52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2 mijë 300 tik...
Presidenti Macron vizitë zyrtare në Japoni, lufta në Lindjen...
Qeveria merr kredi 47 milionë euro nga Banka Botërore, plani...