Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se komuna e Prishtinës ka mbështetur fermerët me pajisje për ruajtjen e qumështit.
Këtë, Ahemeti e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, duke shtuar se kjo ndihmë ka ardhur duke marrë parasysh rëndësinë që ka higjiena e qumëshitit dhe nevojat e fermerëve të kësaj komune.

“Jam i gëzuar që sot mbështetëm fermerët e Komunës së Prishtinës me pajisje për ruajtjen e qumështit (laktofriz).Duke e ditur rëndësinë e higjienës së qumështit dhe nevojat e fermerëve, përkrahja me këto pajisje do të lehtëson shumë punën e tyre dhe po ashtu do të jetë një mundësi e mirë për zhvillimin e veprimtarisë blegtorale dhe ngritjen e kapacitetet prodhuese dhe konkurrentë në treg”, ka shkruar Ahmeti./arbresh.info

Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë