Prodhuesi gjerman i veturave ka treguar për publikun kompaktësinë e motorit elektrik që drejton modelin e parë elektrik.
Në shtator, VW prezantoi anëtarin e parë të familjes EV të ID.3, të mundësuar nga një motor elektrik me 204 kuaj fuqi.
Pesha e motorit të markës APP310, së bashku me kutinë e marsheve është vetëm 90 kg, kështu që mund të paketohet në një çantë sportive.
Motori elektrik APP310 është prodhuar në Gjermani dhe Kinë, dhe avantazhet e tij tashmë janë njohura nga disa kompani që janë angazhuar në restaurimin dhe elektrifikimin e gjeneratës së parë të furgonëve legjendarë të VW.
VW do të ketë premierën e një modeli të ri të konceptit nga familja ID në panairin e ardhshëm në Los Anxhelos.
Bëhet fjalë për Space Vizzion me të cilin paralajmërohet një tjetër model elektrik, versioni serik i të cilit nuk do të presë gjatë shkruan Telegrafi.
Sidoqoftë, para tij do të paraqitet te klientët një version serik i crossoverit ID.4, i cili, ndryshe nga ID.3, do të jetë i disponueshëm edhe në Amerikën e Veriut.

Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e Hysni Mehanit...
REL: SHBA’ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me...
Klubi i madh europian vendos në shitje gjithë skuadrën – për...
Trump bën deklaratë të pazakontë: SHBA shumë pranë një ilaçi...
Eurovision 2026/ Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: ...
LVV dënon sulmin ndaj Mehanit