Komuna e Prishtinës edhe këtë vit do të zgjedh sportistin më të mirë.
Drejtori për Rini dhe Sport në Komunën e Prishtinës, Fitim Rexha është organizatori i ceremonisë.
Përveç sportistit të vitit do të zgjedhet edhe klubi, trajneri, gjyqtari dhe shpresa.
Ky është njoftimi i drejtorisë së Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Ju njoftojmë se Komuna e Prishtinës – Drejtoria për Rini & Sport edhe këtë vit do të bëjë zgjedhjen e sportistëve të dalluar për vitin 2019, andaj kërkojmë nga ju të na dërgoni propozimet për :
1. Sportistin,
2. Klubin,
3. Trajnerin,
4. Gjyqtarin ,
5. Shpresën e vitit,
Gjithashtu do të ndahen edhe çmimet:
6. Çmimi – Post Mortum
7. Çmimi special – Për kontribut jetësor
8. Veterani i Vitit
9. Punëtori Sportiv i Vitit
Propozimet për zgjedhjen e sportistëve më të mire mund të bëhen individualisht dhe përmes Klubeve sportive.Gjatë propozimit për lauratët duhet në mënyrë të qartë të përshkruhet aktiviteti i secilit sportistë dhe të specifikohen të gjitha garat ekipore dhe individuale në të cilat ka garuar sportisti dhe suksesin të cilin e ka arritur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar gjatë vitit 2019.
Ju lutem që propozimet t’i dorëzoni në sportelin nr. 5 (objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës), nga data 18 Nëntor deri më 10 Dhjetor 2019.
Zgjedhja e më të mirëve do të bëhet nga Komisioni i përbërë prej gazetarëve sportivë.
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...