Ripërtëritja e kontratës së Lioenl Messit është prioritet për Barcelonën, sipas drejtorit sportiv të klubit, Eric Abidal.
Ka plot gjëra të tjera në të cilët i duhet Barcelonës të përqendrohet, por më e rëndësishmja është të sigurohet se ylli i vet kryesor do ta vazhdojë karrierën në Camp Nou, transmeton Gazeta Express.
“Ai (Messi) është lojtar kyç për ne dhe e ka mundësinë për t’u larguar në fund të marrëveshjes aktuale”, tha Abidal për Sport.
Ai shtoi se presidenti i Barçës, Josep Maria Bartomeu, është duke folur me përfaqësuesit e sulmuesit argjentinas
“Por e di se Presidenti po flet me përfaqësuesit e tij për t’u siguruar se arrihet marrëveshje e re një herë e përgjithmonë”, shtoi ai.
“Shpresoj se ai do të qëndrojë për shumë vjet, dhe mendoj se kështu do të jetë. Leos i takon ta marrë vendimin. Dhe ai thotë se Barcelona është e para dhe më e rëndësishme. Ai është më i miri”, theksoi ai. /Gazeta Express/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë