Barcelona kërkon të paktën 35 milionë euro për Ivan Rakitic, por gazeta katalanase Sport pretendon se lojtari dëshiron kalimin te Juventusi para ekipeve të Milanos apo transferimit në Ligën Premier.
Mesfushori kroat nuk është më pjesë e planeve të tyre, siç konfirmohet në një intervistë të drejtorit Eric Abidal me Mundo Deportivo.
Diku tjetër në mediat spanjolle, gazeta Sport këmbëngul që Barca hodhi poshtë një propozim prej 15 milionë eurosh nga një klub i Ligës Premier për të marrë Rakiticin në afatin kalimtar të janarit.
Ata duan të paktën 35 milionë euro për të lejuar largimin e kroatit në janar, edhe pse ai aktualisht është jashtë fushave pas një problemi në tendinin e Akilit.
E njëjta gazetë gjithashtu pohon se edhe pse Milani dhe Interi kanë treguar interesim për Rakiticin, 31-vjeçari e ka në zemër të bashkohet me Juventusin.
Mund të jetë e vështirë, sepse paga e tij prej tetë milionë eurosh në vit është shumë për një lojtar të moshës së tij dhe Juve do të duhet të shes së pari një nga mesfushorët e tyre.
Sami Khedira dhe Emre Can mund të jenë në rrugën e largimit, pasi Blaise Matuidi thuhet se po diskuton një zgjatje të kontratës.
Fahrije Hoti i bashkohet Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qer...
Rikthehet qarkullimi me një kah në rrugën “Ilaz Kodra” në Pr...
Aksidenti tragjik, pezullohen nga detyra krerët e Policisë s...
Irani paralajmëron se ‘çdo ushtri e huaj do të sulmohe...
Edhe 3 ditë afat për partitë që të konfirmojnë pjesëmarrjen ...
254 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes në Feriza...