Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili po synon të drejtojë qeverinë e re të Kosovës, përmes një postimi në llogarinë e tij facebook ka shkruar se, sikur para tri dekadave, e diela po më përsëritet sot.
Kurti shkruan se në mesditë me bokserët Xhevdet Pecin, Mehmet Bogujevcin, Aziz Salihun, Fatmir Makollin e Beqir Berishën, kurse pasdite te “Fadil Vokrri” në stadiumin e qytetit me futbollistët tanë.
Ja postimi i plotë:
Sikur para tri dekadave, e diela po më përsëritet sot. Në mesditë me bokserët Xhevdet Pecin, Mehmet Bogujevcin, Aziz Salihun, Fatmir Makollin e Beqir Berishën, kurse pasdite te “Fadil Vokrri” në stadiumin e qytetit me futbollistët tanë.
Ndoqa disa meçe në kuadër të edicionit të 21-të të Turneut Ndërkombëtar të Boksit “Adem Jashari”. Mu në këtë sallë të Pallatit të Rinisë dikur ngadhënjente Klubi i Boksit “Prishtina”, disa orë para se në fushën e blertë të ngadhënjete Klubi Futbollistik “Prishtina” me Vokrrin që shënonte. Mirupafshim sonte në ndeshjen Kosovë-Angli./arbresh.info/
Vazhdojnë mungesat në mbrojtje, rikthehet Rodrygo – Re...
Afërdita Bytyçi zgjedhet anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kos...
Xi: Kina synon të mbështesë rendin botëror të bazuar në OKB
Falë ndihmës së qytetarëve, policia identifikon të dyshuarin...
Qyteti i Sarajevës i bashkohet procedurës penale në Milano k...
Parisi ofron dy lojtarë dhe miliona euro për transferimin e ...