Federata Sindikale e Mjekëve të Kosovës ka paralajmëruar kandidatin për Kryeministër, Albin Kurti, se janë të pakënaqur me idenë e tij rreth mjekëve që punojnë në të dy sektorët, privat dhe publik, duke thënë se ai nuk duhet t’i kalojë limitet dhe se kjo mund t’i shkaktojë telashe vet atij.
Xhemajl Selmani nga Federata Sindikale e Mjekëve të Kosovës ka thënë për Radio Kosovës se mjekët e kanë të rregulluar me ligj të punojnë në të dy sektorët, sipas vendimit që ishte marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në vitin 2013.
“Unë konsideroj që ne ia kemi bërë me dije kryeministrit në ardhje se ku janë limitet, dhe se ato limite nuk duhet t’i shkelë jo vetëm ai por secili që vjen edhe pas tij. Ai mund t’i shkaktojë telashe vetvetes por edhe neve edhe popullatës”, tha ai.
Doktor Selmani ka një këshillë për kryeministrin në ardhje, Albin Kurti.
“Për tetë orëshin e punës, të cilit i përgjigjët sektori publik, ta kontrollojë që të mos mund të punojë tjetër kund. Se çka bën mjeku mbas orarit të punës, është çështje individuale dhe e drejta për punë futet në Konventën për Të Drejtën e Njeriut”, potencoi ai.
Kujtojmë se Kurti ditë më parë ka thënë se nëse ai bëhet Kryeministër, do t’ua ndalojë mjekëve punën në dy sektorë, dhe se ata duhet të zgjedhin vetëm njërin.
27 vjet pa djemtë dhe bashkëshortin e saj, Ferdonije Qerkezi...
Pas prishjes së ndërtimeve pa leje, Rama: Hapen rrugët për L...
Nëntë anëtarë të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhan...
Haxhiu: Kërkesat për takime me opozitën do të vazhdojnë, sea...
Kurti në Francë, Vuçiq pretendon se kryeministri mund të kër...
Ndeshja historike, Rama thirrje kryetarëve të komunave: T’i ...