PDK në Pejë ka reaguar ndaj sulmit fizik kundër Leotrim Myrtezajt, kryeinspektor në këtë komunë.
Përmes një reagimi, PDK ka dënuar sulmin duke inkurajuar Myrtezajn që të vazhdojë punën në respektim të ligjit.
Po ashtu, PDK ka kërkuar nga organet kompetente që për personat përgjegjës të merren masa.
Reagimi i plotë:
Dega e PDK-së në Pejë dënon sulmin fizik ndaj drejtorit të Inspeksionit, Leotrim Myrtezaj
Të nderuar qytetarë të Komunës së Pejës, ashtu siç keni pasur rastin të informoheni gjatë ditës, mbrëmë nga persona të papërgjegjshëm të cilëve bazuar në ligj, u është prishur interesi është sulmuar Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Pejës Leotrim Myrtezaj.
PDK e dënon ashpër sulmin ndaj z. Myrtezaj.
PDK inkurajon z. Myrtezaj dhe drejtorët tjerë të Komunës së Pejës, që të vazhdojnë punën, duke respektuar ligjet, kurse fton organet përgjegjëse që të merrën me personat e papërgjegjshëm, në këtë rast me sulmuesit.
Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizm...
Qytetarëve u bëhet thirrje që nesër të shmangin pikëkalimin ...
Gjermania bëhet eksportuesi i katërt më i madh i armëve në b...
Albulena Haxhiu priti Shefin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McG...
Kurti priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për ...
Kurti u dërgon ftesa opozitës, vjen reagimi nga AAK-ja