Haradinaj: Kosova ka ushtrinë sipas modelit të NATO-s

13:55 | 15 Nëntor 2019
M. A.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj me rastin hyrjes së 337 ushtarëve të rinj në FSK, ka thënë se Kosova ka ushtrinë më të re sipas modelit të NATO-s, të përkushtuar për sigurinë në vend, stabilitetin në rajon dhe të gatshme për operacione paqeruajtëse kudo në botë, kurdo që kërkohet nga aleatët tanë strategjik, ShBA dhe strukturat e paktit Veri-Atlantik.

“Sot në rreshtin e paqes të Ushtrisë së Kosovës, kanë hyrë 337 ushtarë të rinj, pas mbarimit me sukses të trajnimit themelor në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes. Kosova ka ushtrinë më të re sipas modelit të NATO-s, të përkushtuar për sigurinë në vend, stabilitetin në rajon dhe të gatshme për operacione paqeruajtëse kudo në botë, kurdo që kërkohet nga aleatët tanë strategjik, ShBA dhe strukturat e paktit Veri-Atlantik. Ushtarët e Kosovës gjithmonë me nder në shërbim të paqes, për të sotmen dhe të ardhmen e sigurt”, ka shkruar ai në Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale