Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka marrë vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me ankesën e disa kandidatëve për votat nga Serbia.
Enver Haliti njëri ndër anëtaret e VV që është ankuar në Supreme për këtë çështje tha për arbresh.info se ende zyrtarisht nuk kanë pranuar asnjë njoftim nga Gjykata Supreme lidhur me ankesën e tyre.
“Ne ende jemi në pritje të vendimit. Tek ne s’ka arrit hala, por, ne e kemi parë që shumica e mediave e kanë publiku dje në orën 14:00 vendimin e protokolluar të gjykatës a ne zyrtarisht hala nuk kemi marrë asnjë njoftim”, u përgjigj Haliti.
I pyetur se pas marrjes së vendimit a do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese këtë vendim, Haliti nuk e mohoj këtë mundësi duke thënë se do të shikojnë këshillat ligjore nga vendimi.
“Pastaj do ta shohim vendimi dhe këshillën ligjore që na ka dhënë në fund të vendimit sepse pa e pas dokumentin zyrtarisht të pranuar ne si dimë edhe hapat tjerë që do ti marrim”, tha ai.

Por, ankesat e partive politike dhe kandidatëve për deputet nuk mund të vazhdojnë pafundësisht.
Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, njëherë profesor i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka thënë për arbresh.info se afatet ankimore janë të parapara me Ligj.
Sipas tij në situatën aktuale pas vendimit të Supremes mund të iniciohet ankesë edhe në Kushtetuese.

“Afatet ankimore janë të parapara në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, 24 orë parashtrimi I ankimimeve dhe 72 orë përgjigja që duhet ta japin Institucionet përkatëse. Në këtë rast pas vendimit të PZAP vlejnë të njëjtat afate, këto janë afatet ligjore në gjyqësinë e rregullt ndërsa në Kushtetuese është e drejtë që dikush nëse është i pakënaqur me vendimin e Gjykatës Supreme mund të inicioj në Gjykatën Kushtetuese për të konstatuar nëse dikujt i është shkelur e drejta, e në këtë rast e drejta e njeriut për zgjedhje”, ka thënë ai.
Por sipas Baraliut KQZ mund të bëj certifikimin menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa Presidenti në afat prej 30 ditës të ftoj Kuvendin.
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...