Pesë persona më lehtë janë lënduar në gjithsej 14 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Qytetit të Shkupit.
Në nëntë prej tyre është shkaktuar dëm material.
Siç informon SPB- Shkup në buletinin e sotëm janë sanksionuar shtatë shoferë të cilët kanë vozitur më shpejtë se lejohet, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 11 persona të cilët kanë vozitur para së ta pajisen me patentë shoferi dhe një shofer në ndikimin e alkoolit. Nga trafiku madje janë përjashtuar edhe nëntë automjete të paregjistruara.
Janë sanksionuar edhe 29 shoferë të cilët kanë komunikuar në celularë derisa kanë vozitur dhe 17 shoferë për mosposedim të rripit të sigurisë.
Policia e komunikacionit ka shqiptuar edhe 93 gjoba për parkim jo të rregullt, ndërsa me automjetin special “karrotreci” janë larguar 66 automjete./alsat
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...