Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 50 vendvotime, kanë bërë të ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se deri më tani, ndërrimi i dytë ka rinumëruar 50 vendvotime.
“Janë rinumëruar 50 vendvotime gjatë ndërrimit të dytë. Ky proces ka filluar të mërkurën pasdite. Rinumërimi do të vazhdojë sipas planifikimeve”, tha Elezi.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1472 vendvotimeve.
Si dhe ta pranojë si të bazuar ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia./arbresh.info/
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...