Me datën 12.11.2019, rreth orës 16:20, në Stacioni Policor Skenderaj është pranuar informata për një mosmarrëveshje, ku një person ka qëlluar një reflektor që e ndriçon rrugën.
“Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë arritur ta identifikojnë dhe ta kontaktojnë personin e dyshuar M. D., 31 vjeçar, nga i cili si provë materiale është konfiskuar një armë gjuetie dhe 1 gëzhojë, për të cilën armë personi i dyshuar nuk posedonte leje”, thuhet në njoftimin për media.
Pas procedurave intervistuese, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt, ku ndaj tij është iniciuar rasti për ‘përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘dëmtim i instalimeve publike’./arbresh.info/
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...
Haradinaj: VV po pret përfundimin e mandatit të presidentes,...