Duka i Kembrixhit, William, iu bashkua yjeve të muzikës: Rita Ora dhe Duran Duran në një ngjarje për të shënuar 50 vjetorin e organizatës bamirëse “Centrepoint”, në Londër.
William takoi banorët e tij të mërkurën përpara se të marrte pjesë në gala përvjetorin e bamirësisë në këtë mbrëmje.
Ai gjithashtu mbajti një fjalim në shënimin e 50-vjetorit të “Centrepoint” në Londrën veri-perëndimore, ndërsa pati rastin të takohej me artisten e famshme shqiptaro-britanike, Rita Ora.


Këngëtarja shqiptare bëri së fundmi një status në Twitter, duke shkruar se nuk do të mungojë në këtë gala mbrëmje, e cila do të ndihmojë në mbledhjen e fondeve për të pastrehët.
“Mbi 103,000 të rinj janë të pastrehë në Mbretërinë e Bashkuar dhe ata meritojnë një të ardhme më të mirë!! Unë po performoj në mbrëmjen gala të 50-vjetorit të @centrepointuk javën tjetër për të ndihmuar në mbledhjen e parave për kauzën, bashkohuni me mua në dhënien fund të mos-strehimit të të rinjve duke dhuruar këtu”, ka shkruar Rita Ora në Twitter.
https://twitter.com/RitaOra/status/1193602767975276544?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1193602767975276544&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Frita-ora-takohet-dhe-jep-nje-perqafim-te-ngrohte-princit-william-ne-50-vjetorin-e-organizates-bamirese-centrepoint%2F
Mbrëmja gala synon të promovojë arritjet e njerëzve të mbështetur nga “Centrepoint”, të nxjerrë në pah çështjet me të cilat përballen dhe të inkurajojë mbështetësit që të ndihmojnë në ndryshimin e historisë për të rinjtë e pastrehë.
Para mbrëmjes gala, William vizitoi Shtëpinë e re të Bamirësisë së Nxënësve në Londrën e Jugut, një shtëpi me shtatë shtretër të përbashkët për të rinjtë në programet e praktikës, ku takoi banorët dhe bëri hapjen zyrtare të ndërtesës. /Telegrafi/
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...