Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas.
Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, gjatë bisedimeve është biseduar për pritjet dhe perspektivat e Maqedonisë së Veriut pas vendimit të Këshillit Evropian në tetor të këtij viti si, njofton Telegrafi Maqedoni.
Dimitrov njoftoi Maasin për ndodhitë e brendshme politike pas 18 tetorit, për zgjedhjet e parakohshme kuvendare në prill të vitit 2020 dhe për zhvillimin e ngjarjeve sa i përket marrëdhënieve të mira fqinjësore. Ai gjithashtu shprehu falënderime për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë.
Ministri Heiko Maas vërtetoi përkrahjen e fortë të Gjermanisë në procesin e zgjerimit dhe drejt rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Gjithashtu sipas njoftimit të MPJ-së është biseduar për diskutimet aktuale në BE për politikën e zgjerimit dhe propozimet e metodologjisë së re për procesin e zgjerimit.
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...