Pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), sot do të fillojë rinumërimi i 1 mijë e 472 vendvotimeve.
Të hënën Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), kishte miratuar si të bazuar ankesën e koalicionit Nisma-AKR-PD, në lidhje me votat e ardhura me vonesë nga Serbia.
Po ashtu, në të njëjtën ditë, PZAP kishte urdhëruar KQZ-në, për rinumërimin e 1 mijë e 472 vendvotimeve.
Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të fillojë rinumërimin e tyre.
“Sot në ora 16:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i rinumërimit të vendvotimeve pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, ka thënë Valmir Elezi./arbresh.info/
Tarifat e reja të rrymës shtyhen për 1 maj
Lladrovci: Ashtu siç besova në çlirimin e Kosovës, ashtu bes...
Samiti IV i Diasporës Shqiptare mbahet në Tiranë, Rama fton ...
Ndeshja Kosovë-Turqi, Peci: Kombëtarja do të arrijë rezultat...
Një hap larg Botërorit: FFK kërkon mbështetjen e çdo zemre s...
Kompania kosovare me 20 mijë euro shpërblim për lojtarin që ...