Kosova nuk rrezikohet nga vërshimet pasi që nuk ka reshje të mjaftueshme.
Kështu ka thënë për arbresh.info, eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj.
Sipas tij ende është herët që të ketë vërshime.
“Kosova nuk do të ketë reshje të mëdha këtë javë, javën tjetër pritet të ketë reshje, por Kosova nuk rrezikohet sepse nuk ka pas reshje të mjaftueshme, por reshjet janë proces i shumëfishtë sepse është degradu natyra, janë degradu shtretërit e lumenjve, janë prerë pyjet nuk ka prita të natyrshme me i pritë reshjet toka me i thith, por ende është herët që të ketë vërshime”, ka thënë Tahirsylaj.
Eksperti i meteorologjisë ka thënë se në rast të vërshimeve më i rrezikuari do të ishte lumi Sitnica, por megjithatë ai thotë se nuk ka mundësi me pas vërshime deri në dhjetor.
Ndryshe disa rajone të Shqipërisë po përballen me një moti të keq, reshjet e erëra të forta që po shkaktojnë probleme për qytetarët./arbresh.info/R.Rexhepi
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...