Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Avdullah Hoti, i ka listuar dëmet të cilat do t’ia shkaktojë Kosovës minishengeni për të cilin u bisedua në Samitin e Ohrit në takimin e liderëve të Ballkanit
Hoti thotë se një minishengen i tillë ishte refuzuar në vitin 2016.
“Minishengeni ballkanik është një modalitet tjetër i Unionit Doganor Ballkanik, të cilin e kemi refuzuar në vitin 2016. Ja disa arsye pse ky projekt nuk është në interesin e Kosovës dhe të shumicës së vendeve në regjion”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Ai shton se minishengeni ia pamundëson Kosovës të vendosë kontrolle për mallra që e çrregullojnë tregun e Kosovës, në radhë të parë ndaj Serbisë dhe Bosnjës si dy vende që nuk e njohin Kosovën dhe e pengojnë në çdo formë.
“Mundëson lëvizje të papenguar për zyrtarë serbë që vijnë në Kosovë për fushatë politike kundër shtetit të Kosovës, pa pasur mundësi të ndalen në kufi për shkak të “lëvizjes së lirë” pa leje paraprake që mundëson minishengeni”, shkruan Hoti./arbresh.info/
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/2828657410528928?__tn__=-R
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...