Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Avdullah Hoti, në emisionin DPT te Fidani në T7 ka thënë se nuk varet nga LDK’ja nëse Nisma do të merr pjesë në një koalicion paszgjedhor qeveritar.
Koalicioni Nisma-AKR-PD ende nuk dihet a ka kaluar sigurt pragun. Një vendim i PZAP’së ka vendosur që të mos numërohen votat e ardhura nga Serbia, por që për këtë duhet të vendosë Gjykata Supreme.
“Nuk na takon neve që të vendosim për përfshirjen e Nismës në një koalicion paszgjedhor”, thotë Hoti.
“Kjo i takon partisë së parë. VV ka marrë më shumë vota dhe si parti e parë themelon qeverinë”
“Nuk na takon neve”, thotë tutje Hoti.
“Matematikat për formimin e Qeverisë i bën partia fituese. Partia e parë e merr mandatin dhe pastaj i fton partitë tjera për koalicion” /Express/
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...