Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka takuar ish-sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright, raporton Gazeta Express.
Jahjaga përmes një postimi në Facebook ka falënderuar ish-sekretaren për pjesëmarrjen në festimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.
“Shumë e nderuar me mikëpritjen e Sekretares Albright, të cilën e falënderova edhe njëherë që ishte pjesë e festimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë. Sekretarja Albright tha që ka kujtime të jashtëzakonshme nga kjo ngjarje, dhe që kudo që shkon flet për mikëpritjen e popullit të Kosovës”, ka shkruar Jahjaga.
Në fotografinë e postuar me Madeleine Albright, ish-presidentja ka shkruar “Jemi me fat që të kemi Sekretare Albright”./arbresh.info/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...