Janë bërë gjashtë ditë që nga zhdukja e Remzije Mustafës nga Prishtina.
Familjarët dhe Policia e Kosovës janë në kërkim të 59 vjeçarës 24 orë.
Vajza e Remzijes rrëfen për arbresh.info se janë në kërkim të nënës së tyre gjatë gjithë kohës por ende nuk kanë asgjë te re.
“Sot u bënë gjashtë ditë. Policia janë duke kërkuar. Ata po dalin me kerre na po dalim këmbë. Ka supozime të njerëzve e kam pa tash s’po dimë as kujt me i besu as si me vepru”, tha ajo.
Ajo tregon se ka marrë edhe telefonata anonime.
“Kom pas edhe një telefonat anonime. Tash a ka ba hajgare nuk dihet. S’është asgjë e sigurte”.
“Jam në kontakt me policinë vazhdimisht. Interesim më i madh është nga shoqëria jem. Na po rrimë natë e ditë duke kërkuar deri ne 3, 4 ora të mëngjesit” përfundon ajo.
Arbresh.info ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës , por ata kanë thënë se janë në kërkim të zbardhjes së rastit.
“Në të gjitha rastet si dhe rastin që ju potenconi Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë është duke punuar intenzivisht në gjetjen e personit të zhdukur, me që rast të gjitha stacionet policore në DRP Prishtinë janë njoftuar për këtë rast dhe janë duke marrë veprime për zbardhjen e rastit”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Për Remzien janë shpërndarë edhe fletushka në Prishtinë, ku luten të gjithë qytetarët të cilët mund të kenë informacione për vendndodhjen e saj, t’i japin ato.
Ajo ka flokë të bardha, veshur një jelek të zi, trenerka ngjyrë hiri, dhe patika të zeza.
Të gjithë ata që mund ta kenë parë, luten të lajmërohen në numrin: 044 22 66 78./arbresh.info/
Kushtetuesja i jep të drejtë ZRRE-së për liberalizimin e tre...
FFK uron Zhegrovën për ditëlindje, e vetmja dëshirë kur fryu...
Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë...
Kafe falas për tifozët turq, restoranti në Prishtinë me gjes...
Dy të arrestuar për ndezje të fishekzjarrëve pranë hotelit k...
Arratisje e pazakontë në SHBA, gruaja me pranga arrin të ikë...