Kai Havertz është shndërruar në sensacionin më të ri në botën e futbollit.
Sulmuesi gjerman po shkëlqen në këtë sezon te Bayer Leverkuseni, andaj ka zgjuar interesimin e disa skuadrave evropiane.
Barcelona thuhet se është futur në garë për transferimin e Havertz, mirëpo duhet paguar mbi 100 milionë euro.
Blaugranasit janë në dijeni se është e vështirë për ta transferuar 20-vjeçarin që po kërkohet edhe nga Manchester United e Real Madridi.
Sport raporton se Barcelona po lufton që ta transferojë njëri ndër talentët më premtues në Gjermani.
Leverkusen nuk do të heq dorë aq lehtë nga shërbimet e tij, andaj shpreson që në verën vitit 2020 t’i fitojë së paku 100 milionë euro.
Rama në Tivat për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Fokus në z...
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...