Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, dy partitë të cilat pritet të formojnë Qeverinë e re, janë pajtuar që Qeveria e ardhshme e Kosovës nuk do të ketë më shumë se 12 ministri.
Shkrirja e Ministrisë së Integrimeve në atë të Punëve të Jashtme do të jetë një gabim që do të shkaktojë pasoja në rrugën integruese, kështu vlerëson Drejtori Ekzekutiv i Institutit Epik, Demush Shasha.
Shasha thotë se, me mbylljen e Ministrisë së Integrimit Evropian procesi integrues duhet të bartet nën përgjegjësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
“Ne kemi mirëpritur vullnetin politik për zvogëlimin e numrit e ministrive. Me mbylljen e Ministrisë së Integrimit Evropian procesi integrues duhet të bartet nën përgjegjësinë e “Kryereformatorit”, apo Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe qasja thjeshtëzuese dhe e pa informuar se procesi i integrimit ka ndonjë të përbashkët me Ministrinë e Jashtme është aq sa e gabueshme, aq edhe fatale për procesin integrues. Në këtë drejtim kemi vlerësuar se ndarja e procesit integrues nga Kryeministri do jetë gabim strategjik i cili do të krijojë parakushte për ngadalësim të reformave evropiane”, tha ai.
Tutje thotë se, duke marr për bazë përvojën e vendeve të rajonit, si dhe specifikat e procesit integrues, këto janë disa arsye përse modeli më i mirë i drejtimit të procesit integrues është nën autoritetin e Kryeministrit.
“Së pari, Procesi i integrimit është proces i rëndësisë më të madhe nacionale. 90 për qind të qytetarëve janë pro anëtarësimit të Kosovës në BE. Duke qenë kështu, asnjë autoritet më i ultë se Kryeministri nuk mund të bartë këtë peshë shtetërore. Së dyti, Së dyti, procesi i integrimit duhet kuptuar që nuk është çështje e punëve të jashtme, procesi i integrimit ka të bëjë me reformat e brendshme, dhe nuk mund të ndahet si proces reformator nga kryeministri i vendit apo ta quajmë reformatori. Dhe e treta, procesi i integrimit është proces kordinues ku ka plotë institucione që duhet përfshirë, dhe të cilat duhet t’i ekzekutojnë një numër detyrash. Si i tillë kërkohet një hirearki, dikush që jep urdhëra, dhe në Qeveri është vetëm një person që jep urdhëra, e ai është kryeministri”, ka thënë Shasha për arbresh.info.
Ish-anëtari i komisionit për Integrime Evropiane dhe Kryetari i Partisë PEK, Milaim Zeka, vlerëson se kjo iniciativë e Albin Kurtit që të krijoj një qeveri me 12 ministri është e mirëpritur.
“Këto ministri janë bërë vetëm për ta zbut papunësinë, partitë politike dhe me fitua vota. kështu që Albin Kurti punën më të mirë e bënë nëse krijon një qeveri me 12 ministri, në qoftë se i zhukë këto agjencione që e hanë buxhetin e popullit edhe nëse i zhduk 70 për qind bordet, këto kanë qenë kanceri i buxhetit të popullatës së Kosovës”, ka theksuar Zeka.
Ndryshe, Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, që tashmë ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, kishte më së shumti ministri nga të gjitha qeveritë e pasluftës.
Kabineti në largim, kishte 21 ministri, pesë zëvendëskryeministra dhe mbi 80 zëvendësministra./A.Zeka/arbresh.info/
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...