Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me pagesat për anëtarët e këshillave të vendvotimit dhe stafin teknik që ka qenë i angazhuar në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.
Deri më tani janë dërguar për në Ministrinë e Financave listat për personat e angazhuar në 22 komuna: Deçan, Gjakovë, Drenas, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Skenderaj, Suharekë, Vushtrri, Zubin Potok, Junik, Mamushë, Han i Elezit, Graçanicë, Ranilluk, Partesh dhe Kllokot.
Këtë e ka bërë të dikur zëdhënësi për media nga KQZ, Valmir Elezi.
“Mund të ndodhë që ndonjë personi të mos i transferohen mjetet për shkak të gabimeve në shënimin e numrit të llogarisë apo edhe për shkak se llogaria mund të mos jetë aktive. Këto raste duhet të bëjnë përmirësimet e nevojshme tek Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në komunën përkatëse ku kanë qenë të angazhuar dhe do të ridërgohen për transferim të mjeteve që u takojnë”.
Numri i anëtarëve të këshillave të vendvotimit dhe stafit teknik që janë angazhuar në zgjedhjet e 6 tetorit është rreth 23 mijë persona./arbresh.info/

Policia: Siguria për ndeshjen sipas standardeve të UEFA-s
FFK me dhuratë të veçantë për tre baballarët e rinj ‘Dardanë...
Kurti në 27-vjetorin e masakrës së Pastaselit: 106 civilë u ...
Mbreti Charles takim me Trump, vizitë historike në fund të p...
Krasniqi: Komunat janë vendi ku shteti takohet me qytetarin
Ndeshja historike Kosovë-Turqi, Endrit Thaçi ndan foton emoc...