Rezultati i zgjedhjeve ka treguar se kujt i takon Kryeministri.
Kjo ishte përgjigjja e Kryetarit të LDK-së Isa Mustafa pas mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë.
“Ne jemi shprehur para zgjedhjeve se kryeministri do ti takoj ati që del e para dhe ne i përmbahemi ati parimi. Ne s’kemi fol për çështjet e Kryeministrit sot por do të flasim në takimin me z.Kurtin”.
Mustafa madje është përgjigjur edhe nëse ka pretendent apo marrëveshje për Presidentin.
“Ne kemi rendite konstatimin e Kuvendit . Të gjitha duhet të diskutohen ndërmjet partnerëve por unë në asnjë rast nuk kom kërkuar të jem President i Kosovës për këtë do të vendos partia që i takon dhe aj vendim nuk bëhet tash por kur të vinë zgjedhjet Presidenciale. Çështje e tanishme është që ne duhet që marrëveshjen tonë ta arrijmë”, këto deklarata Mustafa i ka bërë në një konferencë për media pas takimit më kryesin e partisë më të cilën është diskutuar për bisedimet për harmonizim të pikave për bashkëqeverisje më vetëvendosjen”, tha ai.
Gjithashtu Mustafa, tha se nuk do të ketë dialog nëse vendosen kushte sic është taksa.
“S’ka dialog nëse vendosen kushte nga Serbia siç është taksa apo diçka e ngjashme”, tha Mustafa/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/425602881711671/
Haradinaj njofton aderimin e veteranit të UÇK-së në AAK
Kusari-Lila dhe Keller-Sutter flasin për thellimin e bashkëp...
Operacion i suksesshëm në Spitalin e Mitrovicës, hiqet tumor...
Alaba do të largohet në heshtje nga Reali, pas një periudhe ...
Shpërthimi i Hantavirusit, aeroplani mjekësor udhëton për në...
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Rexhë Brahima...