Personazhi kryesor i ngjarjes së ndodhur në Kavajë disa javë më parë, Marsida Qatja është larguar nga Shqipëria.
Vetë Marsida ka postuar një foto në rrjetet e saj sociale bashkë me një prej tre fëmijëve të saj. Me të miturin 2-vjeç, Marsida shkruan se është nisur për në Gjermani, aty ku i ndodhet edhe bashkëshorti, i cili po vuan dënimin e tij.
Krahas fotos, Marsida njofton se është nisur drejt aeroportit të Hiedelberg në Gjermani, ndërsa shkruan edhe: Mirupafshim!

Ndërkohë vetëm disa javë më parë, Gjykata e Kavajës pranoi kërkesën e prokurorisë, për t’i sekuestruar pasaportën Qatja, pasi ndaj saj kishin vendosur masën ‘detyrim paraqitjeje’.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Kavajë, ku një konflikt i armatosur përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja.Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit.
30-vjeçarja ka deklaruar vetë se kishte marrë rreth 20 milionë lekë të vjetra si shpërblim për të mbyllur gojën për trafikun e drogës, Marsida Qatja. Gjithashtu Qatja ka treguar se për trafikin ishte në dijeni edhe bashkëshorti, i cili nuk kishte asnjë dyshim për situatën e ndodhur në banesën e saj.
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...