Kevin de Bruynes nuk i intereson aspak për rekordin e tmerrshëm të Manchester Cityt në Anfield.
Kampioni në fuqi i Premierë Ligë, Manchester City ka fituar vetëm një herë në Liverpool që nga viti 1981, transmeton portali arbresh.info.
Por, De Bruyne insiston se historia nuk do të thotë asgjë kur dy top skuadrat e kampionatit anglez të takohen në Merseyside pasditen e së dielës.
“Nuk më intereson”, ka thënë fillimisht De Bruyne. “Shumë rrethana do të vendosin ndeshjen. Çfarë mund të bëjë një lojtar me statistika si këto?”
“Është një ndeshje si të tjerat. Ne e dimë se është një ndeshje e madhe – Liverooli është para ndesh. Ne duhet të rikthemi, rikuperohemi [nga ndeshja në udhëtim kundër Atalantas] dhe të jemi të gatshëm për të dielën e ardhshme”, përfundoi De Bruyne./arbresh.info/
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...